Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka publikuar një poezi të shkruar nga Ndre Mjeda.
Por sigurisht ky publikim nuk është i rastësishëm, por vie pikërisht pas statusit të presidentit, Hashim Thaçi në drejtim të kryeministrit Haradinaj.
Thaçi shkroi se: Bora ka zënë të shkrihet shpejtë….uroj të mos bëhet sklllotë!
E në vargjet e Ndre Mjedës ndër të tjerat thuhet: Po shkrihet bora, dimni po shkon, bylbyl i vorfen pse po gjëmon?
Padyshim se këto vargje i referohen pikërisht presidentit Thaçi dhe shkrimit të tij drejtuar Haradinajt, i cili ditë më parë tha se bora ka nisur të shkrihet në dy anët.
Postimi nga Halil Matoshi:
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon,
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon?
Pushoi murrlani
Me duhie t’vet’
Bylbyl i vorfen
Çou, mos rri shkret’ (Ndre Mjeda)
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron