Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se veprimet e fundit të Kosovës konkretisht rregullorja e re e BQK-së dhe operacionet policore kundër komunave ilegale paralele serbe, janë veprime të njëanshme dhe shqetësuese.
Lidhur me këtë, ka reaguar Klisman Kadiu këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka pyetur se prej kur ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë shqetësuese dhe kontribuojnë në eskalim.
“A kanë qenë të koordinuara Mig-at rus të cilët fluturuan në shtator 2021 rreth kufirit të Kosovës nga ana e Serbisë? Po rritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë në nivelin maksimal, dhe stacionimi i trupave pranë kufirit disa herë në tre vitet e fundit?”, ka shkruar Kadiu në llogarinë e tij në Facebook.
Lexo edhe:
“Po mungesa e bashkëpunimit për zgjidhje për targat dhe energjinë në dy vitet e fundit? Po barrikadat në fund korrik 2022? Po djegia e veturave të qytetarëve në veri? Po dorëheqja nga institucionet e Kosovës? Po barrikadat pasuese e sulmi ndaj zyrës së KQZ-së në Mitrovicë? Po bojkotimi i zgjedhjeve?, u shpreh ai.
“Po sulmi ndaj institucioneve, KFOR-it dhe gazetarëve në maj 2023? Po rrëmbimi i 3 zyrtarëve tanë policor? Po akti i agresionit i Banjskës? Po refuzimi i marrëveshjeve, më specifikisht planit franko-gjerman dhe mosnënshkrimit të tyre? A kanë qenë të gjitha këto hapa që kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe kanë kontribuar pozitivisht në normalizimin e marrëdhënieve?”, ka shkruar Kadiu
“Qëkur ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë shqetësuese dhe kontribuojnë në eskalim, ndërsa hapat e mësipërm të Serbisë, nuk përbëjnë element reagimi në formë të ashpër dhe me vendosmëri, e të sanksionohen ato?”, tha Kadiu./Arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...