Këshilli i Specializantëve po proteston sot para Ministrisë së Shëndetësisë, për mos marrjen e subvencioneve të parapara për ta.
Në një kërkesë të dërguar brenda MSh-së, e përbërë nga katër pika kryesore, po presin që të kenë përgjigje pozitive dhe të mos mbesin rrugëve ashtu siç edhe kanë shkruar në disa pankarta, raporton arbresh.info.
Arianit Zajmi, kryetari i Këshillit të Specializantëve para mediave tha se sot ata u detyruan në temperatura të ulëta të protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre elementare që u janë mohuar tash e një vit.
“Sot ne specializantët përfaqësues të të gjitha klinikave jemi mbledh për me protestua para Ministrisë së Shëndetësisë edhe në njëfarë forme jemi ka e sfidojmë edhe të ftohtin edhe temperatura e ulta që po mbretërojnë tani, për shkak që jemi të detyruam me protestua rrugëve për të drejtat dhe kushtet tona elementare të jetesës të cilat nuk po plotësohen tash e një vit pothuajse janë bërë dhe këto kushte për të cilat ne po luftojmë për mu plotësua qe një vjet e mund të realizohen brenda një periudhë një ditore ose dy ditore mirëpo po them ashtu po mungon ai vullneti politik për me i realizua kërkesat tona elementare dhe me një farë forme po tentohet që buxheti i shtetit dhe para publike me u kursye në kurriz të specializantëve dhe mjekëve të ri të njëjtën kohë”, tha Zajmi.
Ndërkaq tutje ai përmendi edhe nëntë specializantë nga Maqedonia, Mali i Zi, dhe Shqipëria që tash e një vit ata nuk marrin pagë pavarësisht se janë me kontratë të rregullt.
“Ne i kemi edhe nëntë specializantë të cilët janë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria të cilët që nga momenti që i kanë nënshkrua kontratat pra kanë kalua më shumë se një gjysmë viti këta nuk e marrin asnjë cent ne gjithë jemi pro kauzës së bashkimit kombëtarë mirëpo po mendoj që ma i rëndësishëm se bashkimi kombëtarë ose një hap shumë i rëndësishëm drejt bashkimit kombëtarë do të ishte që këta specializantë ta fitonin të drejtën e një pagese sepse në fund të fundit këta specializantë të cilët janë nëntë dhe janë një numër shumë i vogël mirëpo të njëjtën kohë këta janë edhe bartës të familjeve të tyre dhe para se gjithash këta janë edhe doktorë edhe un mendojë që e meritojnë me u trajtua këtë mënyrë nga shteti jonë”, tha Zajmi.
“Specializantët që 1 vit në rrugë”, “vlerësoni mjekët” ishin disa nga mbishkrimet që u vendosën në hyrje të këtij dikasteri.
Me pankarta në duar, specializant nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva kanë dalur t’i thonë jo “ikjes së trurit, duke kërkuar të respektohen të drejtat e tyre./arbresh.info/

/

Gjenerata e re e Kosovës në xhudo vazhdon përgatitjet në Kam...
Sulmi me dron iranian shkakton dëme të rënda në aeroportin e...
Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e...
BE autorizon negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor, K...
Shqipëria zgjidhet si “Presidente e Forest Europe”, Rama: Vo...
66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit p...