Këshilli Gjyqësor blen lapsa e kimika afër 2 mijë euro

20:57 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Lapsa, kimika e kalender.

Janë vetëm disa nga blerjet që ka bërë së fundi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të KRPP-së thuhet se për sekretariatin e Këshillit Gjyqësor i Kosovës janë vlerë notesa, kmika, kalendar, ftesa e qese letre.

E për tenderin me titull “Furnizim me notesa ,lapsa kimik kalendar , qese letre dhe ftesa te gjitha me llogo“ ishin planifikuar të shpenzoheshin 3 mijë euro.

Ndërsa pas hapjës së tenderit kanë aplikuar katër kompani të cilat kanë ofruar çmime prej 1 mijë e 500 eruo deri 4 mijë euro.

Fituese doli kompania A.R.F.” SH.P.K. nga Fushë Kosovë e cila ka ofruar çmimin prej 1mijë e 525 euro./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale