Aktivistët/et nga Qendra për Informin dhe pëmirsim Social, u mblodhën para hyrjes së repartit të Logopedisë në ShSKUK për të vazhduar në insistimin për shkarkimin e Iljasa Fazliut pas publikimit të videos ku dëshmohet abuzimi i tij ndaj një fëmiu.
Nëpërmjet këtij aksioni, aktivistët e shpallën hapësirën e repartit të Logopedisë si rrezik për fëmijët përderisa abuzuesit e tillë nuk largohen.
Sidoqoftë, ky aksion si duket nuk i pëlqeu Iljasa Fazliut i cili para hyrjes dhe përgjatë fjalosjes me aktivistët/et ai e hoqi thirrjen tonë nga hyrja e repartit.
Ne rikujtojmë z. Fazliun se ShSKUK duhet të punojë për të mirën e pacienteve dhe jo për interesat e një abuzuesi, thuhet në njoftimin e tyre për media.
Ankesa e tyre drejtuar drejtorisë së ShSKUK-së nuk ka marrë përgjigjie, sidoqoftë ne do të vazhdojmë të kërkojmë dorëheqjen e Iljasa Fazliut dhe komisionit përgjegjës për rikthimin e tij në punë.
Ata kanë ftuar që logopedët dhe stafi mjekësor të bashkëngjiten në këtë thirrje tonën për të kërkuar drejtësi dhe hapësirë të sigurt për të gjithë fëmijët dhe për të ruajtur dinjitetin e punës së tyre i cili njolloset çdo ditë që lejohet të vazhdojë punën një abuzues në të njëjtën hapësirë me të. /arbresh.info/
Operacion ndërkombëtar në Kosovë kundër krimit kibernetik, a...
Sllovakisë i lëndohet lojtari kryesor para ndeshjes me Kosov...
Çitaku: Tashmë është e qartë, Kurti do pushtet total – Ai zg...
A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipër...
Haxhiu thërret konferencë për media
Një telefonatë nga Netanyahu e bindi Trumpin të godiste Iran...