Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatzëni”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh.
Lidhur me këtë rast, ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Nga QKUK raportohet se një viktimë femër kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...