Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, B.B. dhe E.K., nën dyshimin për veprën penale “Marrja e ryshfetit në sektorin privat”.
Sipas njoftimit të Prokuroria Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar se më 25 shkurt 2026, rreth orës 14:30, në Ferizaj, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në ambientet e KEDS, dy të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve përgjegjës për shërbime ndaj konsumatorëve, dyshohet se kanë kërkuar 400 euro nga i dëmtuari A.H.
Sipas dyshimeve, paratë janë kërkuar me arsyetimin se vendosja e njehsorit elektrik do të realizohej brenda një jave, ndërsa në të kundërtën konsumatori do të duhej të priste pesë deri në gjashtë muaj. Shuma dyshohet se do të ndahej ndërmjet katër personave.
Pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë. Që nga 25 shkurti 2026, ata po mbahen nën masën e ndalimit 48-orësh me vendim të prokurorit.
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...