Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I.M.,- shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë me peshë të përgjithshme 6 kilogramë e 137 gram.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024, në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë në atë mënyrë që me veturën e markës “Audi”, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë , me peshë të përgjithshme: 6 kilogramë e 137 gramë (6.137.06 gr) e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani Elezit, kurse i pandehuri I.M., me veturën e tij të markës Golf + i ka pritur në parkingun e ndërmarrjes tregtare “Viva Fresh” në Han të Elezit, kështu që rreth orës 20:30 min, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., e kanë sjellur lëndën narkotike me veturën “Audi” afër veturës “Golf” , me ç’rast i pandehuri I.M., del nga vetura e tij dhe e merr lëndën narkotike nga vetura “Audi” dhe kthehet me veturën e tij me qëllim që ta dorëzoj tek blerësi i simuluar , mirëpo intervenojnë njësitë mbështetëse të policisë të cilat e arrestojnë të pandehurin I.M., si dhe e sekuestrojnë veturën “Golf ” + dhe lëndën narkotike, kurse të pandehurit U.B., dhe M.Sh., me veturën “Audi” largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes kurse rreth orës 21:00 kalojnë në pikën kufitare Glloboqicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve , substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur./Arbresh.info
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...