Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet A.B. pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar deputeten nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
Siç bëhet e ditur në komunikatë i pandehuri i lartcekur, më 02.05.2023, rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “Facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën A.M-SH., deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj, ashtu që i pandehuri nga një profil në rrjetin social “Facebook” i drejtohet: “…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue…”.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...