Për sa kohë që Qeveria në dorëheqje do të kryejë detyrat e saj, buxheti i Kosovës do të vazhdojë të paguajë miliona euro për një armatë të tërë të personave të rehatuar nëpër pozita të krijuara nga kjo qeveri.
75 zëvendësministrat e kësaj qeverie bashkë me stafin përcjellës të tyre, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, tanimë nuk kanë ndonjë funksion praktik, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre, ata përfaqësojnë konceptet e një qeverie të dorëhequr dhe si të tillë janë vetëm barrë për buxhetin e shtetit. Ata kanë kërkuar që shumica e pozitave të shuhen si të panevojshme, derisa kanë theksuar nevojën e miratimit të Ligjit për Qeverinë.
Sipas një analize të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, në vitin 2018 në 21 kabinete të ministrave kishin qenë të punësuar rreth 350 persona dhe se vetëm gjatë atij viti nga buxheti i Kosovës për ta ishin paguar gati 6 milionë euro.
Gjatë gjithë qeverisjes, kryeministri tashmë i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka emëruar me dhjetëra zëvendësministra – në disa ministri, madje nga pesë apo gjashtë. Dy të tillë Haradinaj i ka emëruar një ditë para se të jepte kumtin e dorëheqjes. Kadri Kastratin e ka emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Myzejene Selmanin e ka emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...