Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin- zyrtarin korrektues K.R nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale dhe atë : Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 të KPRK-së dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pezullohet nga puna një zyrtar i shërbimit korrektues, i dyshuar për kontrabandë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...