Instituti i Shkencave Politike në Cyrih është duke bërë përgatitje për intervistim personal të personave me prejardhje shqiptare për identitetin e tyre shqiptar dhe zviceran.
Ata edhe më tej janë në kërkim të personave, të cilët do të jenë pjesë e këtij studimi.
“Instituti i Shkencave Politike në Universitetin e Cyrihut është duke planifikuar një studim për të hulumtuar identitetin e personave migrantë me prejardhje shqiptare. Për studimin tonë aktual, me dëshirë do t`i intervistonim personat me prejardhje migirimi shqiptare, në një intervistë personale. Do të përpiqemi që pjesëmarrësit t`i intervistojmë lidhur me përvojat e tyre me diskriminimin, kuptimin e tyre të integrimit, kulturën dhe identitetin shqiptar e mysliman, por edhe lidhshmërinë e tyre me Zvicrën”, shkruajnë nga Instituti.
Intervista zgjat rreth gjysmë ore. Organizatorët janë të gatshëm të udhëtojnë edhe në vende të tjera për të biseduar me njerëz në vendngjarje. Intervistat kanë filluar të realizohen nga 16 prilli i këtij viti. Natyrisht se të dhënat nga intervista do të anonimizohen dhe shqyrtohen në mënyrë absolutisht të besueshme.
Po qe se keni interes për pjesëmarrje në studimin e këtij instituti, mund të paraqiteni në këto adresa – e-mail: [email protected] ose [email protected].
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...