Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të kërkuar nga Interpoli për vjedhje të rëndë jashtë shtetit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor sot më datë 26.11.2022 rreth orës 20:50 minuta në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar kanë ndalur një automjet me tabelat vendore (01) të cilin e drejtonte A. A. Shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor./arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...