Një 22-vjeçar i cili ishte dënuar nga autoritetet turke, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për armëmbajtje pa leje është kapur nga policia kufitare në Morinë.
Policia shqiptare njofton se shtetasi turk Tahsin Yazici, u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi,
“Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa Turqi, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”.
“Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit”, thuhet në njoftim të policisë atje.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...