Po vazhdon ende kërkimi për gjetjen e një gruaje 54-vjeçare e cila është raportuar e zhdukur në Kaçanik rreth orës 16:30.
Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt për Arbresh.info tha se ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit me dron, ndërsa në momentin e zhdukjes 54-vjeçarja ishte e veshur me pizhame ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe.
“Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një famijar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”, tha Veseli.
“Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave për gjetjen e saj. Rreth orës 19:35, është nisur operacioni i kërkimit me dronë nga Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit e stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj të udhëhequr nga komandanti i stacionit policor në Kaçanik. Për zhvillimet e mëtejme do të jepet njoftim shtesë”, tha tutje Veseli.
Për kërkim shpëtimin e viktimës janë angazhuar edhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Zhduket një person në Kaçanik, ShKKSh nis operacionin e kërkim-shpëtimit
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...