Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Agim Aliu gjatë takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, ka thënë se takime të tilla deri me tani janë zhvilluar pesë herë.
Në këtë takim, Aliu në emër të kryetarëve të komunave, ka shpalosur problemet me të cilat po ballafaqohen secili kryetarë me komunat që drejtojnë, shkruan Arbresh.info.
Aliu ka kërkuar që të investohet në raportet e komunikimit cilësorë nga ana e ministrive dhe qeverisë, për propozime apo miratime të ndryshme që e afektojnë drejtpërdrejt pushtetin lokal.
Lexo edhe:
Takimi i Kurtit me kryetarët e komunave nis me një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku
Mes tjerash, kryetari i AKK-së, ka thënë se procesi i amendamentimit për ligjin në pronë, ka dëmtuar në vlera milionëshe buxhetin e komunave.
Po ashtu, Aliu ka kërkuar nga institucionet që të ndajnë buxhet shtesë për komunat, teksa ka theksuar se çmimet tavan të caktuara nga ministria e Financave, kanë bërë që të ketë shkurtime në buxhetet komunale në kategorinë e investimeve kapitale.
Aliu ka folur edhe për banimet sociale, ndërsa ia ka rikujtuar Kurtit temat që i kanë ngritur në takimin e kaluar./Arbresh.info
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...