Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u paraqit kërkesa për largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Kjo kërkesë erdhi nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, John Kelley.
Ministrja Gërvalla i bëri thirrje UNMIK-ut që të trajtojë realitetin në terren pa paqartësi të shtrembëruara.
Ajo theksoi rëndësinë e përdorimit të gjuhës saktë dhe të kujdesshme në përshkrimin e veprimeve në Kosovë.
Në lidhje me këtë çështje, Arbresh.info ka pyetur Presidencën e Kosovës, pasi administrata amerikane tashmë ka kërkuar një veprim të tillë.
Nga Presidenca kanë theksuar se kjo është një kërkesë e kahershme e presidentes, Vjosa Osmani.
“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, u shpreh Bekim Kupina këshilltar për media i presidentes.
Një kërkesë të tillë për shuarjen e mandatit të UNIMK-ut e kishte kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani në vitin 2021./Arbresh.info
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania