Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kushdo që do të tentoj të prek veriun e Mitrovicës, do të marr përgjigjen e merituar.
“Ne asnjëherë nuk do të kërcënojmë askënd, por nëse dikush prek shtëpitë tona në veriun e Mitrovicës, atëherë do të marrë përgjigjen e duhur”, ka thënë ai, shkruan ‘Novosti’.
Këto deklarata të kreut të serbëve në Kosovë, kanë ardhur pas nismës së kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkim të qytetit dhe pas paralajmërimeve të kryetarit Bahtiri për luftë nëse preket Mitrovica.
Rakiq ndër të tjera ka thënë se si përfaqësues i serbëve në Kosovë vlerëson se paqja është vlera më e lartë për të cilën serbët po luftojnë vazhdimisht.
Kreu i Srpskas u ka bërë thirrje ndërkohë edhe KFOR’it dhe EULEX’it që të shtojnë masat për rritjen e sigurisë së qytetarëve serb në veri të Mitrovicës.
Kreu i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, me 16 janar i ka dorëzuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, petcionin me 15 mijë nënshkrime për bashkimin e qytetit.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...