Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:00.
“Dje në orët e vona, Sektori Rajonal i Hetimeve ka marrë informatë se është raportuar një kanosje nga kryetari i komunës së Prizrenit, një i dyshuar ka përçu mesazhe përmes një të dyshuari tjetër te kryetari i komunës për shkak se ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna. Është fjala për një shtëpi e cila që disa vite pengon përfundimin e rrugës Tranzit i ri në Prizren. Policia ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërgur në mbajtje për 48 orë”, tha Bytyqi./arbresh.info/
Arrestohet një person në Klinë, gjuajti me armë zjarri për n...
Zihen tre armë dhe 130 plumba në Rahovec, arrestohet i dyshu...
Stresi: Ish gruaja ime vuan nga dy tumore në kokë, e dinë fa...
Zhduken tre meshkuj në Fushë Kosovë
DASH: Sofja dhe Maqedonia e Veriut të de-përshkallëzojnë ret...
Arrestohet një person me gati 14 gramë kokainë në Prizren