Gazetari i portalit “shneta.com”, Bujar Vitija e ka njoftuar AGK-në se është kërcënuar nga një person që supozohet se është babai i anesteziologut, Kemajl Gashi për të cilin portali ka raportuar se është dënuar nga Inspektorati Shëndetësor për shkak të lënies së vendit të punës në kohën e kujdestarisë në QKUK.
“Paske shkru diqka. Veten ski me njoft. Shum shpejt kemi mu taku”, i ka shkruar gazetarit Vitija, mes tjerash ky person. AGK-ja e vlerëson kërcënimin të rëndë dhe që rrezikon sigurinë e gazetarit.
AGK-ja kërkon nga Policia ta trajtojë me seriozitet këtë rast, pas paraqitjes nga ana e gazetarit./arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...