Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për “kërcënimet” dhe për mbrojtje e afërt policore ndaj liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Haziri u shpreh se Abdixhiku iu ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe sipas tij Abdixhiku nuk e ka ndërprer punën e tij dhe policia ka kapacitetin profesional për ta siguruar.
Haziri tha se pasiguria fizike dhe pasiguria juridike është shumë problematike dhe sipas tij, për LDK është mjaftë shqetësuese.
“Abdixhiku iu ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe po sillet karshi atij vlerësimi. Nuk ka ndërprer asgjë në agjendën edhe në rutinën e tij. Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale me siguru, vetëm është rrit kujdesi i organeve të sigurisë. Pasiguri juridike dhe fizike ka në Kosovë dhe kjo është më problematike dhe na shqetëson neve si LDK”, ka thënë Haziri./Arbresh.info
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...