Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka treguar se dëmi i shkaktuar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nga ish drejtori ekzekutiv Sami Mazreku dhe ish drejtori i Financave i BKS-së, ka tejkaluar vlerën e 1 milion eurove.
Në një konferencë për media pas aksionit ku cak ishin 47 persona, Kryeziu ka treguar se Sami Mazreku e Valon Berisha Berisha kanë keqpërdorur autorizimet që iu janë besuar nga BKS, duke ua mundësuar personave të ndryshëm dhe përmes tyre edhe vetvetes transaksionet.
“Rast ku ne sot kemi marrë urdhëresat e gjykatës për bastisjen e shtëpive dhe lokacioneve të 47 personave, mes tyre edhe një person juridik. Mund të konfirmojmë që këtij aksioni i ka paraprirë edhe aplikimi i masave të veçanta hetimore. Fjala është për keqpërdorimet që janë bërë në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Cak i hetimeve është ish-drejtori ekzekutiv dhe ish-drejtori i financave të BKS-së, të cilët, duke keqpërdorur autorizimet që iu janë besuar nga BKS, iu kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes që të realizojnë transaksione, ku kanë arritur përfitime të mëdha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së. Po ashtu, kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ku ne deri në këtë fazë kemi vlerësuar se ato dokumente të dyshuara i kanë përdorur për përfitime personale dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro”, tregoi Kryeziu.
Kryeziu theksoi se janë duke u marrë në pyetje të dyshuarit, . Kryeziu teksa tregoi se në këtë aksion janë arrestuar 39 persona, 7 prej tyre janë jashtë Kosovës.
Ndryshe, ne mesin e të arrestuarve në aksionin e së enjtes që u zhvillua nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave në BSK, Valon Berisha./Arbresh.info
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...