Aventurat më të preferuara gjatë këtyre ditëve të nxehta janë guidat sportive me motorët katër rrotësh.
Të gjithë apasionantët e motorëve 4 rrotësh do ta kenë mundësinë ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme në malet e Keqekollës duke shijuar bukuritë e natyrës dhe adrenalinën që ofrohet me motorët e Atv Rent Funtastic.
Për idenë e këtij biznesi na tregon pronari Leotrim Ismajli.
Ai thotë se ky biznes ka filluar në qershor të këtij viti dhe se interesimi i qytetarëve për ta përjetuar një adrenalinë të tillë është mjaft i madh.
Me një teren të gjatë 15 kilometra qytetarët mund ta shijojnë me motor të gjithë bukurin e fshatit Keqekollë.
E për ata që nuk din të vozisin një motorë të tillë do ta përjetojnë këtë aventurë vetëm si pasagjer
Gjatë përjetimit të kësaj adrenaline ndodhë që mund të përfundojnë edhe me lëndime, por që fatmirësisht këtu nuk ka pasur ndonjë fatkeqësi të tillë.
Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithë të apasionuarve të motorëve që nëse duan ta përjetojnë një adrenalin të paharrueshme adresa është në Keqekollë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/














Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar