Policia ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë në Shkabaj të Obiliqit, duke punuar afër një objekti i cili është duke u ndërtuar derisa ishte duke vozitur kamionin, siç thuhet në njoftimin e policisë, kishte manipuluar në mënyrë të pa kontrolluar me vinç, i cili iu kishte këputur dhe e kishte lënduar një tjetër punëtor, poashtu shtetas të Shqipërisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërkaq personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke punuar afër një objekti i cili është duke u ndërtuar deri sa ishte duke vozitur kamionin kishte manipuluar në mënyrë të pa kontrolluar me vinç i njëjti iu kishte këputur kishte rënë dhe e kishte lënduar viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë.Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...