Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR)”.
Në njoftimin për media thuhet se temë e diskutimeve të përbashkëta ishte bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit.
“Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, forcimi i të drejtave të njeriut, qasja në drejtësi, mbajtja e trajnimeve në funksion të ngritjes së kapaciteteve profesionale për zyrtarët ligjor dhe bashkëpunëtorët profesional të prokurorive, avokimi dhe mbajtja e aktiviteteve që kanë për qëllim sensibilizim e qytetarëve lidhur me rolin, funksionin dhe rritjen e besimit të publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe çështje tjera më rëndësi nga fusha e drejtësisë penale”, thuhet në njoftim.
Kelmendi ka shprehur gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me organizatën YIHR dhe të gjitha organizatat tjera të shoqërisë civile të cilat ndihmojnë në avancimin e sundimit të ligjit./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...