Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti sot në takim ekipin e projektit të ri rajonal të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar “Integriteti Gjyqësor” dhe diskutoi për reformat në sistemin gjyqësor.
Delegacioni ishte i përbërë nga Adrian Kingswell, Nick Hawkins, Callum Cowx dhe Kimete Krasniqi.
“Gjatë takimit u diskutua për objektivat e këtij projekti, që ka për synim monitorimin dhe mbështetjen e sistemit gjyqësor në Kosovë – përfshirë edhe sistemin prokurorial – në drejtim të përmirësimit të standardeve të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies. Palët zhvilluan diskutime konstruktive mbi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, me qëllim të forcimit të integritetit institucional dhe avancimit të reformave në sistemin e drejtësisë”, njofton zyra për komunikim në ZKPSH.
Kelmendi, sipas kësaj komunikate, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe theksoi gatishmërinë e institucionit për bashkëpunim të ngushtë në kuadër të këtij projekti, i cili paraqet një mundësi të rëndësishme për avancimin e punës së Prokurorit të Shtetit dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit në vend.
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...