Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendime të rëndësishme në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt, duke bërë ndryshime në menaxhmentin e lartë të ndërmarrjes.
Në kuadër të këtyre vendimeve, Bordi ka liruar nga detyra ushtruesit e deritanishëm të pozicioneve kryesore: z. Bekir Gërguri nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) dhe z. Ramadan Budakova nga pozita e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.), të cilët kishin ushtruar këto funksione për një vit.
Po ashtu, është marrë vendim për shpalljen e Konkursit Publik për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut, i cili do të hapet më 3 mars 2025.
Përkohësisht, në krye të korporatës është emëruar z. Gramos Hashani, i cili deri tani ka shërbyer si Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit në KEK. Ndërkohë, pozitën e tij të mëparshme si ushtrues detyre do ta marrë z. Gëzim Paci, ish-Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave.
Bordi i Drejtorëve ka falënderuar z. Gërguri dhe z. Budakova për kontributin e tyre, veçanërisht për menaxhimin e situatës pas sulmit në Kanalin e Ibër Lepencit, duke u uruar suksese në angazhimet e mëtejshme brenda KEK-ut./Arbresh.info/
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...