Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ndodhet në Washington, ka njoftuar se është takuar me kongresistin amerikan, Keith Self.
Me këtë rast, Kamberi bëri të ditur se Self ia dorëzoi ligjin që për herë të parë e vendos zyrtarisht diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në agjendën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
“Ky akt nuk është simbolik. Është një instrument shtetëror amerikan për të vlerësuar, dokumentuar dhe ekspozuar: pasivizimin administrativ, përjashtimin nga institucionet publike, shtypjen e gjuhës, diskriminimin në arsim dhe margjinalizimin ekonomik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.” – ka shkruar Kamberi.
Ai tha se kjo padrejtësi nuk mbetet më në periferi të diplomacisë, por futet në zemrën e politikës së SHBA, “jo si protokoll, por si detyrim moral.”
Tutje, ai tha se e falënderoi kongresistin në emër të çdo shqiptari të Luginës së Preshevës.
“Në një botë ku shumë heshtin nga interesi, Kongresisti Keith, zgjodhi të flasë nga parimi.”
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar