Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS) ka thënë se brenda pak muajve ka kapur për herë të dytë një kompani të taksive në Prishtinë, duke vjedhur rrymën.
Sipas njoftimit, llogaritja e dëmeve të shkaktuara nga kompania e taksive, që nga tetori i vitit 2024, është 25 mijë e 120 euro.
“Në tetor të vitit të kaluar patëm raportuar për një kompani të taksive nga Prishtina, pronari i së cilës ishte zënë nga KEDS-i duke vjedhur energjinë elektrike.
Shërbimin për klientë e kishte me para, ama veturat elektrike po i mbushte pa para. E për këtë i ishte dashur t’ia rikthejë kompanisë 40 mijë euro. Para pak ditësh, e njëjta kompani është zënë sërish duke i mbushur ato vetura ilegalisht, pra duke ia vjedhur rrymën KEDS-it, thuhet në njoftim.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...