KEDS njofton se ndërprerja e sotme e energjisë elektrike në disa lagje të Prishtinës ka ndodhur për shkak të punimeve të KOSTT-it.
Me kërkesë të kompanisë në fjalë është dashur të shkycet nënstacioni 110/10 kV Prishtina II. Punimet është dashur të kryhen nga ora 10:00 deri në ora 13:00, por KOSTT nuk ka arritur t’i kryejë punimet brenda afatit të përcaktuar. Prandaj, ndërprerja ka ndodhur më gjatë.
Konkretisht, gjatë kohës së punimeve pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur rrugët:Ibrahim Banushi, Elena Gjika, Shtëpia e Pleqëve, Ilaz Agushi, Blloku i parë i banesave, Gjimnazi, Shkolla Teknike, Kasollat, rr.Haxhi Zeka, rr.Çamëria, rr.Nazim Gafurri, rr.Antigona Fazliu, Enti Statistikor, Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr.Shaip Kamberi, rr.Robert Gajdiku, rr. 4 Llullat, pjesa afër Ilirisë, rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, rr. Sylejman Vokshi, Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr.Vushtrrisë, rr.Laberia, rr.Ilirida, Bota Sot, gjimnazi “Gjin Gazulli”, Sofalia, Villa Germia, Pishina Gërmia, AUK, Taslixhe, Blloku Banesave, Muzeu, rr. A.Rrustemi, Varret e Jahudive, Rezervoarët, Matiçani dhe Zllatari, Velania, Rezervoari, rr.Norbert Jokl, Parlamenti i Kosovës, një pjesë e rruga B dhe një pjesë e Matit 1.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit