Rreth 1 mijë metra kanal, një trafo me fuçi 630 kVA, si dhe 6 mijë metra kabllo nëntokësore të tensionit të mesëm dhe atij të ulët në projektin e KEDS-it, ka gëzuar banorët e një pjese të qytetit të Deçanit, të cilët kanë përfituar furnizim më të mirë me energji elektrike.
Sipas banorëve përfitues, projekti përgjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit”, i cili ka filluar vitin e kaluar dhe që është në përfundim e sipër, po bën një hap të rëndësishëm në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.
Arben Dobrunaj nga Deçani ka vlerësuar se ky është një projekt shumë i mirë për të dhe të gjithë qytetarët e Deçanit, sepse të gjithë janë përfitues të tij.
“Këtu është ka bëhet një punë tepër e mirë, së pari telat ma nuk i shohim me sy e nuk kemi rrezik prej tyre, sepse sa herë që ka fry era ka pas probleme duke u këputë telat e duke na e rreziku jetën tonë, si dhe duke mbetur pa energji elektrike nga disa orë. Tash kabllot po futen nën dhe, dhe rryma osht ma e mirë. Rrezik ma nuk ka”, thaDobrunaj
Sipas tij tash e tutje nuk do të ketë më humbje të energjisë elektrike, dhe do të ketë rrymë stabile.
Edhe Asllan Dacaj nga f shati Irzniq, i cili ka një punëtori për ngjyrosje të veturave tha se projekti i cili është duke u përfunduar në këtë pjesë të qytetit do të ishte mirë të realizohet në tërë Kosovën.
“Për neve si biznes është projekt shumë i mirëpritun, sepse nuk do të kemi probleme me aparatura të cilat shpeshherë nga problemet e energjisë elektrike edhe na u kanë djegë e na u kanë prishë, që nuk na ka kushtu lirë”, thaDacaj
Sipas tij futja e kabllove nën tokë është një përparësi e mirë për të rinjtë, sidomos për fëmijët, sepse jeta e tyre më nuk është në rrezik nga këputja e telave apo rrëzimi i shtyllave elektrike.
Hamdi Kerolli,inxhinier i KEDS-it, mbikëqyrës për projekte në Distriktin e Pejës, tha se nga investimi i cili është duke u realizuar nga ana e KEDS do të përfitojnë rreth 280 konsumatorë.
“Projekti i quajtur “Hajzeraj 2”përfshinë ndërtimin e 1 mijë metrave kanal kabllovik, trafo me f uçi 630 kVA, si dhe 6 mijë metra kabllo nëntokësore të tensionit të mesëm, dhe atij të ulët”, tha Kerolli.
Sipas tij ky projekt ka filluar vitin e kaluar,dhe është në përfundim e sipër.
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...