Ekipet e KEDS-it, të shoqëruara nga Policia e Kosovës, ndërmorën aksion për shkyçjen e disa konsumatorëve nga rrjeti i furnizimit me rrymë, për shkak të mospagesës.
Por në Krajk të Hasit, afaristi Urim Previzaj pretendon se po i bëhet padrejtësi.
“Unë kërkoj prej KEDS-it me ardhë me regjistru orën, me shiku sa kam borgj, nëse ka dokumet nuk i përgjigjem borgjit, është burgu, është shteti funksional” deklaroi Previzaj.
Rasti tjetër i shkyçjes ishte një lokal afarist në dalje të qytetit të Prizrenit.
Sipas zëdhënësit të KEDS-it Lulzim Krasniqi, të dy rastet ishin për shkak të borxhit dhe se konsumatorët janë lidhur në rrjetin elektrik ilegalisht.
“Në rastin e parë kishim të bëjmë më një konsumator i cili ishte shkyçur nga distanca, përmes njësorit smart, mirpo kishte vendosur një njësor tjetër të pa autorizuar, në këtë rast KEDS-i përgatit një procesverbal, prej të cilit konsumatori detyrohet të bëjë rikthimin e humbjeve që ja kia shkaktuar KEDS-it për një periudhë të caktuar, dhe natyrisht rasti procedohet më tutje në gjykatën kopetente. Edhe në rastin e dytë patëm të bëjmë me një shkyqje për shkak të borgjit, përmes njësorit smart dhe konsumatori kishte bërë kyçje direkt në rrjet”, deklaroi Krasniqi.
Sipas tij, vetëm për katër muaj, në gjykatë janë dorëzuar 450 kallëzime penale.
Aktualisht, janë rreth 50 ekipe që bëjnë 400 kontrolle në ditë në të gjitha komunat e vendit, ku rreth 25 prej tyre dyshohet se janë shpërdoruesit më të mëdhenj të rrymës elektrike./rtk/
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...
“Ishalla na lehtëson Zoti”, Gjesti bën të ditur se do të agj...