KEDS ka njoftuar se është duke bërë energjizimin e linjave të reja në Ulpianë të Prishtinës.
Sipas KEDS-it, linjat janë me kapacitet të dyfishuar nga 10kV, sa ishin më herët, në 20kV.
“KEDS është duke bërë energjizimin e linjave të reja në Ulpianë të Prishtinës. Ato linja janë me kapacitet të dyfishuar nga 10kV, sa ishin më herët, në 20kV. Përmes këtij investimi të madh, KEDS ka eliminuar mbingarkesat dhe ka përgatitur rrjetin elektrik për dekadat e ardhshme”, thuhet në njoftimin për media nga KEDS.
Ndër tjerash, KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, pasi sipas tyre është e pamundshme të punohet nën tension dhe kjo punë po kryhet për të mirën e përbashkët./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...