Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar sërish ashpër pas arsyetimit indirekt të kryeministrit Hoti për qasjen e tij në dialog, të cilën e lartësoi më herët.
Behramaj i ka thënë Hotit se të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiqit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit që ti e përfaqëson merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur.
Këshilltari i Thaçit ka thënë se kjo qasje mirë mund t’u duket vetëm burokratëve të BE-së, që janë të zënë duke e lexuar atë librin me “Kosovo and Metohija”.
“Aq i plogësht sa u shfaqe në Bruksel, herën tjetër nuk është çudi nëse ta lexojnë edhe ty, meqë “razumesh” mirë!”, ka thënë ai.
Ky është statusi i plotë i këshilltarit të Thaçit:
Avdullah Hoti i paska thur lavde qasjes së tij në dialog me Serbinë, duke thënë se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Shumë mirë. Edhe ne të njëjtën gjë duam. Por, pak burrëri dhe mençuri duhet të kesh. Të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiqit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit që ti e përfaqëson merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur. Edhe në versionin e dukshëm kjo qasje është në interesin më të keq të Republikës së Kosovës. Mirë mund t’u duket vetëm burokratëve të BE-së, që janë të zënë duke e lexuar atë librin me “Kosovo and Metohija”. Aq i plogësht sa u shfaqe në Bruksel, herën tjetër nuk është çudi nëse ta lexojnë edhe ty, meqë “razumesh” mirë!
Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...