Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në mbledhjen e sotme të trajtojë rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, për publikimin e raporteve vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019.
Meqenëse subjektet politike shpenzojnë mbi 4.2 milionë euro të taksapaguesve, KDI vlerëson që bërja publike e këtyre raporteve, ndonëse të paaudituara, është esenciale dhe në përputhje me frymën e ligjeve zgjedhore, që kërkojnë transparencë të vazhdueshme në financimin e subjekteve politike, shkruan Arbresh.info.
“KQZ në dhjetor të vitit të kaluar, ka publikuar raportet e paaudituara të shpenzimeve të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, duke krijuar një standard të ri në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së subjekteve politike. Çfarëdo veprimi në kundërshtim me këtë praktikë, përbën regres të dëmshëm për transparencën dhe llogaridhënien”.
“Gjithashtu, edhe Raporti i KE-së për Kosovën, i publikuar dje, ka ritheksuar se financimi i subjekteve politike dhe i fushatës nuk është transparent, përderisa rregullativa ligjore nuk është adekuate, sepse nuk garanton raportim të plotë dhe në kohë, mbikëqyrje efektive dhe as llogaridhënie lidhur me parregullsitë eventuale që mund t’i kenë këto raporte” thuhet në komunikatën për media nga KDI.
Por duke u bazuar në praktikat e mëhershme, ku auditimi i raporteve financiare nuk është bërë me vite të tëra, KDI kërkon nga anëtarët e KQZ-së që të miratojnë rekomandimin e ZRPPC-së për publikimin e raporteve financiare të paaudituara, për të garantuar transparencë bazike lidhur me financimin e subjekteve politike./Arbresh.info/
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...