Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti ku janë përfshirë një tren dhe një automjet në Fushë Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, rr. Fehmi Lladrovci ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet”, ka thënë Hoxha.
“Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin”, tha tutje ai.
Policia e Kosovës ka kërkuar që vozitësit e automjeteve të jenë vigjilentë gjatë drejtimit të tyre dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut.
“Kerkojmë nga të gjithë pjesmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilentë, t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat”./Arbresh.info/
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...