Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, thotë për arbresh.info se në aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Përveç dëmeve materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ju është përgjigjur rastit dhe është njoftuar prokurori kompetent”, bën të ditur Elezaj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pak para mesnatës./arbresh.info/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...