Mbrëmjen e sotme janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Sipas IKSHP-së, katër raste janë nga fshati Studime e Vushtrrisë, tre nga Prishtina dhe një nga Lugaxhi i Pejës, shkruan portali arbresh.info.
E katër rastet e reja në Vushtrri janë nga familja e njëjtë, të gjithë familjarë të pacientes së parë.
Të gjitha kontaktet që janë identifikuar deri më tani, janë në monitorim, bën të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.
“Sonte nga IKSHP janë konfirmuar 4 raste të reja kontakti me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, të gjithë janë familjar me pacienten e parë. Të gjitha kontaktet që janë identifikuar deri më tani, janë në monitorim. Nuk ka vend për panik. Ftojmë qytetarët e Vushtrrisë t’i përmbahen udhëzimeve të institucioneve qendrore dhe lokale, të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë distancën fizike dhe të pastrojnë duart. Komuna do të qëndrojë pranë familjes në këto momente jo të lehta për ta”, tha ai.
Ndërkohë në Kosovë është shënuar edhe rasti i parë i shërimit./arbresh.info/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...