Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080.
Në total numri i rasteve aktive është 123
Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...