Në 24 orët e fundit kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në këto raste janë arrestuar të dyshuarit.
Mitrovicë 29.12.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij, viktimën mashkull kosovar. I dyshuari gjithashtu edhe ka demoluar gjësendet në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 29.12.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Gllogoc 29.12.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 17.12.2021 – 11:00 Në lidhje me rastin në vazhdën e hetimeve, me 29.12.2021 është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...