Katër vjet më parë, sirianët u ngritën kundër regjimit të Assadit. Protestat u përhapën në luftë me shumë fronte. Shpejt nisën të luajnë rol edhe xhihadistët. Tani janë ata që i garantojnë mbijetesën politike Assadit.
“Populli dëshiron përmbysjen e regjimit” – fjali si këto lexoje të sprucuara në mure godinash dhe shtëpish në mars 2011, në qytetin e Sirisë jugore, Daraa, të shkruara nga disa nxënës. Këta nxënës i arrestuan, gjë që i bëri banorët e qytetit të protestojnë në rrugë kundër arrestimit. Forcat e sigurisë të regjimit të Assadit pas kësaj hapën zjarr kundër demonstruesve. Kjo i bëri në ditët dhe javët në vazhdim edhe më shumë sirianë që të protestojnë në mënyrë paqësore kundër veprimit të ashpër të qeverisë. Por edhe këto demonstrata, regjimi i luftoi në mënyrën më të vendosur – dhe nisi me këtë një spirale dhune, viktimë e së cilës kanë rënë deri sot gati një çerek milioni sirianë. Të tjerë përpiqen që t’i shpëtojnë dhunës që ka kaluar çdo kufi. Rreth katër milionë sirianë janë larguar nga vendi që atëherë, rreth gjashtë milionë e gjysmë janë kthyer në migrantë të brendshëm.
Por prej kohësh sirianët nuk marrin arratinë vetëm nga dhuna e regjimit. Ata përpiqen t’u shpëtojnë edhe akteve mizore të grupeve xhihadiste, si të Frontit Al-Nusra, por para së gjithash të “Shtetit Islamik” (IS). Ai vepron pa mëshirë kundër atyre që i ka shpallur “të pafe” në rajonet që ka pushtuar.
Përfundon seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës
Gavi flet rreth fëmijëris së tij dhe ardhjes në Barcelonë
Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund m...
Trajneri i Portos me fjalë të mëdha për talentin 16 vjeçar, ...
Tentuan të transportonin armë me autobus në Gjermani, arrest...
Ballkani me video motivuese para ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb...