Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sot ka informuar se në Laboratorin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë së zemrës, në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinik Universitare të Kosovës është realizuar numër rekord i intervenimeve.
Në javën që lamë pas, stafi i Klinikës së Kardiologjisë, siç është potencuar, ka kryer 7 intervenime elektrofiziologjike me ablacion dhe 6 implantime të pajisjeve komplekse CRT-D, duke shënuar një rekord të ri.
“U realizuan procedurat e studimit elektrofiziologjik me ablacion të suksesshëm (djegie të vatrës aritmogjene), me metodën e navigacionit elektroanatomik (3-D Mapping) tek shtatë pacientët të moshave prej 20-56 vjeç. Janë implantuar 6 pajisje të resinkronizimit elektrik të zemrës me defibrilator (CRT-D) te pacientët me dëmtim kronik të muskulit të zemrës, te të cilët terapia medikamentoze ka qenë e pamjaftueshme për t’u siguruar kualitet minimal jetëse, e për më tepër për t”i mbrojtur nga aritmitë jetë kërcënuese.”, ka bërë të ditur ShSKUK.
Laboratori i Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë është njëri nga shërbimet e Klinikës së Kardiologjisë, i cili është i vetmi në nivel vendi i specializuar për trajtimin e çrregullimeve të ritmit dhe përçimit të zemrës me metoda intervente. /arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump