Në bashkëpunim me ekipin mobil trajnues nga Karabinierët Italian, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë kësaj javë ka realizuar “Trajnimin për Kontrollimin e Turmave”.
Sipas njoftimit, pjesëtarët janë trajnuar në aspektin teorik dhe praktik në kontrollimin e turmave si dhe organizmin dhe formacionet e operimit në ambiente dhe situata të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
“Gjithashtu pjesëtarët u sfiduan edhe në aspektet e përdorimit të pajisjeve taktike dhe përvetësimin e taktikave të reja nga instruktorët e Karabinierëve Italian me qëllim të ngritjes së gatishmërisë operacionale, ndërveprueshmërisë me partnerët dhe përfitimit të shkathtësive të reja konform standardeve evropiane.”, thuhet në njoftim.
“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekipe mobile italiane kontribuon në ngritjen profesionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, duke bërë që detyrat dhe misioni që ka Policia Ushtarake të realizohet në mënyrë sa më efikase.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...