Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti i ka shprehur mirëseardhje kryediplomatit britanik, David Cameronit në Kosovë.
Me anë të një postimi në “X”, Kapiti theksoi se shpreson që vizita e Cameronit të forcojë më tej lidhjet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Arbresh.info.
“I shprehim mirëseardhjen e ngrohtë Sekretarit të Jashtëm Rt Hon Lord Cameron dhe shpresojmë se vizita e tij do të forcojë më tej lidhjet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Diskutimet produktive dhe bashkëpunimi i frytshëm priten me padurim.”, ka shkruar Kapiti.
Ndryshe, Cameron ka mbërritur në Kosovë në një vizitë një ditore, ku do të zhvillojë takim me Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrin, Albin Kurti dhe zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./Arbresh.info/
We extend a warm welcome to Foreign Secretary Rt Hon Lord Cameron and hope that his visit will strengthen the ties further between Republic of Kosova and the United Kingdom. Productive discussions and fruitful cooperation are eagerly anticipated. ?? ? ?? pic.twitter.com/9cYAVihqML
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) January 3, 2024
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...