Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka siguruar prova të besueshme për dyshime se i dyshuari G. J., (viti i lindjes 1986) në bashkëpunim me të dyshuarin A. A., (viti i lindjes 2000) kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në rajonin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë më pas produktet e premtuara, shkruan Arbresh.info.
Gjatë hetimeve, NJRHKEK-Gjilan, ka identifikuar 13 persona të dëmtuar në komunat e Gjilanit dhe Vitisë.
“Këta qytetarë janë futur në obligime kontraktuale në vlerë totale prej 24,607.00 €, ndërsa 9 prej tyre kanë paguar edhe avans në shumën prej 3,494.00 €, me premtimin se produkti dhe dhuratat do t’iu dorëzoheshin pas nënshkrimit të kontratave, gjë që nuk ka ndodhur.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me këto veprime është krijuar dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale:
“Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrim”.
“Të dyshuarit me datën 20.11.2025 janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.”, njofton policia./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...