Policia e Kosovës ka shoqëruar ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka kansosur me armë zjarri dy persona në rrugën ‘Isamajl Kryezin’’ në Prizren dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, të dyshuarit i janë gjetur armë pa leje gjatë kontrolli, shkruan Arbresh.info.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe bëhet e ditur se ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje me armë zjarri e’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i dyshuar për Kanosje me armë zjarri, Mbajtje në Pronësia, kontrolli ose posedimi i paautorizuar i armeve
Prizren, 13 maj 2024
Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Isamajl Kryezin’’ në Prizren është një rast kanosje ma armë .
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.L. (viti i lindjes 2004) i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri viktimat: XH Ç . (viti i lindjes 2004) dhe .E H (viti i lindjes 2001) dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me makinë të tipit Audi Model A-7 me ngjyrë të bardhë, me targa vendore .
Pas marrjes së informacionit, patrulla policore në mënyrë të shpejtë dhe efikase ka lokalizuar të dyshuarin në fshatin Krajk – Prizren.
Patrulla policore e Stacionit Policor në Prizren gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale :
I dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje me armë zjarri e’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’./Arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...