Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, mungon dëshmitari Shaban Murseli, babai i Naim Murselit.
Por, kryetarja e trupit gjykues ka lexuar dëshminë e Shaban Murselit të dhënë në polici më 6 dhjetor të vitit 2023.
I pyetur nëse dinte ndonjë problem mes Naimit dhe Liridonës, Shaban Murseli kishte deklaruar se e dinte për një rast ku përfshihej djlai i hallës së Naimit, Kanoni bashkë me gruan e tij, Biondinën.
Ai kishte deklaruar për disa fotografi të shkëmbyera mes Naimit dhe gruas së Kanonit, Biondinës, siç kishte thënë “foto normale, jo intime”, por që ishin marrë vesh Liridona dhe Naimi që ta mbyllnin me aq si problem, raporton Reporteri.
“Kanë qenë disa foto mes Naimit dhe Bjondinës, gruas së Kanonit, Bjondinës, foto normale, jo intime”, thuhej mes tjerash në deklaratën e babait të Naim Murselit në polici pak ditë pasi kishte ndodhur rasti në 2023.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës.
LEXO EDHE
Me pranga dhe nën masa të rrepta sigurie, Naim Murseli dhe të tjerët para trupit gjykues
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...