Kur po thuajse të gjitha partitë e tjera janë në procesin zgjedhor brenda partiak, LDK-ja këtë proces do ta fillojë kah mesi i vitit të ardhshëm.
Ndonëse ka zëra se kush do të udhëheq më këtë parti, njëri nga personat të cilët ka ardhur i ri dhe me potencial në këtë parti thotë se nuk është duke e menduar një ide të tillë.

Driton Selmanaj në një intervistë për arbresh.info thotë se brenda LDK-së ka kuadra të shumtë, të cilët janë të zot për të pasuar liderin aktual, Isa Mustafa.
“Në vitin e ardhshëm jemi në vit zgjedhor, dhe brenda LDK-së ka mjaft kuadro që mund ta drejtojnë Lidhjen. Është herët të flasim për emra të përveçëm, por asnjëherë nuk ka gabuar në përzgjedhjen e kreut të LDK-së,” deklaroi Selmanaj.
Ai thotë se nuk është duke e menduar një kandidat të tillë, por shton se kushdo që do të vihej në krye të LDK-së do të jetë një person i cili do t’i plotësojë të gjitha kriteret.
“Absolutisht në këtë fazë as që nuk e kam mendu këtë çështje dhe unë e respektoj këdo që LDK-ja e vendos në krye. Partitë e tjera e dina para 10 vjetëve se kush udhëheq më to, te LDK-ja është ndryshe sepse ka kuadra të shumtë dhe të zotë. Kushdo që do të përzgjidhet do të jetë një person i cili do të jetë i zoti dhe i aftë të marrë shumë vendime në të mirë të Kosovës”./V.Selimi/arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...