Kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak ka thënë se serbët duhet të pranojnë ‘të vërtetën famëkeqe se Kosova është e pavarur nga Serbia’.
Ai ka theksuar se duke i mbrojtur të arriturat e Millosheviqit, nuk do të jenë të gatshëm kurrë për ta pranuar realitetin që Kosova është e pavarur nga Serbia, transmeton lajmi.net.
“Duke mbrojtur punën dhe të arriturat e Sllobodan Millosheviqit ne nuk jemi të gatshëm për ta pranuar të vërtetën, se Kosova është e pavarur nga Serbia, dhe se lufta është e humbur”, ka thënë Çanak në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta.
“Unë nuk kam asnjë problem duke thënë se Kosova është e pavarur, ngajëherë e vërteta është vështirë të pranohet. Gënjeshtrat mund t’i ëndërrojmë, por në gënjeshtra nuk mund të jetojmë”, theksoi ai.
Sipas tij Serbia jo vetëm që duhet të bisedojë me Kosovën, por edhe duhet të synojë pajtim ndërshtetërorë.
Duke folur për synimet e Serbisë, ai ka thënë se të ardhmen e shtetit e sheh duke u anëtarësuar në NATO dhe në organizatat tjera evropiane.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...