Kamioni i parë me barna nga Serbia ka arritur në Kosovë, në Qenden Spitalore në Mitrovicë.
Kështu ka raportuar mediumi serb, Kossev, përcjell Klankosova.tv
“Kamioni i parë me solucione infuzioni, i cili u dorëzua në Kosovë nga Serbia pesë ditë më parë, sapo ka mbërritur në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë”, shkruan ky medium.

Para disa ditësh, Serbia ka nisur një dërgesë me barna për komunat e banuara me shumicë serbe.
Lidhur me këtë kishte folur edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, shkroi ai më 4 nëntor.
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...